Me modernizimin e shoqërisë marrëdhëniet njerëzore por edhe profesionale kanë ndryshuar. Por ky nuk është rasti i mësuesit Juxhin Nebiaj, që i sheh nxënësit si fëmijët e tij. “Babi im i cili ka qenë mësues na ka rritur gjithmonë me frymën që mësuesi është prind i dytë, gjithmonë duhet respektuar dhe duhet dashur”, shprehet mësuesi Juxhin Nebiaj. Juxhini prej gati 8 muajsh ka nisur një jetë të re në tokën amerikane, në Boston. Por mendjen dhe zemrën i kishte lënë pas. Ndaj rikthimin e shkurtër një javor për të shuar mallin e shihte të nevojshëm.