Të gjithë ata shqiptarë të ekstraduar nga Britania e Madhe apo të dëbuar si emigrantë ilegalë, nëse futen përsëri ilegalisht në shtetit ishull, do të përballen me dënime deri në 4 vite burg. Në këtë situatë është Alket Dauti, i cili pasi u ekstradua për në Belgjikë ku vuajti një dënim për trafik njerëzish me kamionë drejtë Anglisë, ka hyrë përsëri ilegalisht. Gazeta Mail on Sunday të cilës i referohet Top Channel, shkruan se Agjencia Britanike e Kufirit dhe Emigracionit të premten arrestoi Alket Dautin duke e nxjerrë përpara një gjykate me akuzën “Hyrje në Britaninë e Madhe pa patur leje qëndrimi”.