Në “shënjestrën” e protestuesve të opozitës këtë të martë ishte edhe godina e Kuvendit. Pasi e mbyllën me tensione protestën në Kryeministri, ata ju drejtuan Kuvendit ku hodhën molotovë dhe lëndë të shumta piroteknike. Sikurse duket nga pamjet e përcjella nga gazetarja e Top Channel Elda Menga që ndodhet në terren, policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe me ujë, për të bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve.