Top Channel/Video dramatike! Policët ndalojnë “kafshërisht” të riun në SHBA, ndërron jetë në spital
21/03/2023 22:34

Pamje të rënda video janë publikuar nw SHBA ku tregohet vdekja tragjike e një 28-vjeçari me ngjyrë, teksa mbahet përtokë nga rreth 10 policë, kur po e shtronin në një spital mendor në SHBA. Vdekja e Irvo Otieno më 6 mars në Virginia ka hapur hetime vrasjeje ndaj oficerëve të përfshirë dhe ka hedhur sërish vëmendjen ndaj brutalitetit të policisë, sidomos ndaj njerëzve me probleme mendore. Otieno ishte i prangosur kur policia e solli atë nga burgu i qytezës së Richmond, Virginia, në spitalin pranë Petersburg. Mediat vendase kanë publikuar filmimin 27 minuta nga kamerave te sigurisë së spitalit ku shihet që shtatë oficerë sjellin në një dhomë Otieno, të zhveshur nga mesi e lart. Në video shihet që i ndaluari nuk reziston ndaj oficerëve. Ata më pas e shtrijnë përtokë duke e mbajtur për së gjati, dhe një oficer për arsye të paditura, mëshon me gju prapa kokës apo qafës së Otieno. Pas disa sekondash i ndaluari nuk lëviz më dhe përpjekjet e punonjësve e të policëve për ta risjellë në jetë, nuk japin asnjë rezultat. Shtatë policë dhe tre punonjës spitali, shumica e të cilave afro-amerikanë, janë akuzuar për vrasje të gradës së dytë. Otieno ishte marrë në stacionin e policisë dy ditë pasi kaloi një krizë të shëndetit mendor. Pasi u mbajt tre ditë në stacion, ai u transferua në spitalin shtetëror ku humbi jetën. Rezultatet paraprake të autopsisë thonin se ai vdiq nga asfiksia teksa "ndalohej fizikisht". Pamjet: AFP

Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58