Top Channel/ Vezët e kuqe të pashkëve, nis tradita e përgatitjes për ditën e shënuar
17/04/2025 20:07

Besimtarët ortodoksë kremtuan sot të Enjten e Madhe, që i kushtohet Darkës Mistike të Krishtit me dymbëdhjetë apostujt e Tij. Dita nisi me ritualin më të rëndësishëm, atë të lyerjes së vezëve të kuqe. “Puna e parë që bëhet janë vezët të enjten për pjesëmarrjet e familjes dhe një tepër. Të shtunën fillon pjesa tjetër që është për të qerasur miqtë dhe fëmijët. Pasi mbarojnë na tepron boja e kuqe, të cilën e mbajmë në shtëpi për 40 ditë dhe pastaj e derdhim në një rrënjë trëndafili në oborr”. Veza simbolizon jetën, që është e mbyllur brenda lëvozhgës së saj dhe në momentin që shpërthen del në dritë, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve flijimin e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës. Teksa përgatisin vezët e kuqe, gratë ortodokse kujtojnë një gojëdhënë të Kishës. “Kur Maria Magdalena, pas ngjalljes së Krishtit, vajti te Pilati t’i njoftonte ngjarjen dhe i shpuri si dhuratë një shportë me vezë të bardha, sipas zakonit të atëhershëm, ai i tha: Sa mund të bëhen të kuqe vezët që solle, aq mund të jetë ngjallur Krishti. Dhe për çudi, vezët u bënë menjëherë të kuqe”. Gratë ortodokse rrëfejnë me nostalgji ruajtjen e besimit dhe ritualeve edhe gjatë diktaturës komuniste, kur ligjet absurd nuk i ndalën të luteshin e të festonin. “Fshehurazi hapej dhe radio greke dhe aty dëgjohej kur ishte pashka tamam. Për të lyer vezët të enjten, në atë kohë kishim disa letra punëdore të kuqe, i fusnim në ujë dhe aty i lyenim”. Pashka simbolizon Ringjalljen e Krishtit, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen, duke u shënuar si dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë.

Top Channel/ PD 3 orë protestë me molotovë, Berisha lëndohet me spray, çfarë s’u pa gjatë tensioneve
22/03 23:57
Top Channel/ Të lënduarit e protestës. Berisha e Lamallari i vizitojnë ne spital
22/03 23:55
Top Channel/ Momenti kur Berisha lëndohet në protestë
22/03 23:35
Top Channel/ Protestues të lënduar në protestë, Berisha nga spitali: Demonstruesin nga Berati e…
22/03 23:26
Top Channel/ Opozita hedh molotovë në çdo cep të Tiranës, nuk mungojnë…! Përplasje edhe me policinë
22/03 23:25
Top Channel/ Berisha flet pas gazit lot sjellës në sy: Unë po kaloja rrugën për të…
22/03 23:13
Top Channel/ Protesta e PD-së, Berisha mesazh policave: Mos mbroni në asnjë mënyrë Ramën…
22/03 23:12
Top Channel/ Protestë me molotovë e gaz. Sulmohen institucionet. Policia mbron PS-në
22/03 23:11
Top Channel/ Protesta e PD-së! Përplasje të ashpra në rrugët e Tiranës, molotovët shpërthejnë kudo
22/03 23:07
Top Channel/ Gaz lotsjellës drejt Berishës, momenti kur ndjehet keq, truprojat e mbajnë tek krahët
22/03 23:07
Top News – Aksident fatal në Vlorë, humbin jetën dy shoferët nga përplasja e automjeteve
22/03 22:47
Top News – Protesta ‘guerrile’ e opozitës. Pa fjalime, por me molotovë e fishekzjarre
22/03 22:29
Top Channel/ Deputetët demokratë i “turren” policisë, shtytje dhe përplasje fizike mes tyre
22/03 22:28
Top Channel/ Tensione në protestë, momenti kur demokrati Xhelal Mziu goditet me shkop gome
22/03 22:28
Top Channel/ Habit i në protestë, shfaqet me bluzën e grisur, mbi trup të kishte shkruar…
22/03 22:26
Top Channel/ Policia kordon përpara Kryeministrisë, Garda vëzhgon nga tarraca e godinës
22/03 22:26
Top Channel/ Kryeministria “tabelë qitjeje” për protestuesit, breshëri molotovësh dhe fishekzjarrësh
22/03 22:25
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotovë më institucionet shtetërore, nuk kursejnë as selinë e PS
22/03 22:24
Top Channel/ Berisha flet pas protestës: I dhamë goditje diktaturës, protesta e radhës…
22/03 22:12
Top Channel/ Aksident i rëndë në Vlorë, humbin jetën dy drejtues mjetesh
22/03 22:11
DIGITALB DIGITALB