Top Channel/ Vetëvritet adoleshentja në Elbasan. Akti ekstrem, dyshohet për shkak të varfërisë
28/06/2022 09:20

Pa bërë ende 17-vjeçe një vajzë në lagjen “Shën Koll” në Elbasan i dha fund jetës duke u vetëvarur në shtëpinë e saj. Vajza jetonte së bashku me nënën dhe dy motrat e saj në gjendje të vështirë ekonomike, ndërsa babai kishte ndërruar jetë dy vite më parë.