Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka verifikuar rastin e vetvrasjes së ndodhur në komisariatin e Kavajës dhe dalin në konkluzionin që ajo mund të ishte parandaluar. Inspektorët e komitetit të helsinkit mudën të komunikojnë me dy nga tre policët e arrestuar. Në raportin e tyre thuhet se gjatë verifikimit, pranë dhomave të sigurisë të këtij Komisariati, ndodheshin dhe punonjësit e Policisë të arrestuar për këtë ngjarje, me dy prej të cilëve vëzhguesit e Komitetit Shqitar të Helsinkit arritën të komunikonin.