Balena që doli sot në brigjet e Athinës dyshohet se ka humbur orientimin si pasojë e sonarëve të anijeve luftarake që lundrojnë vetëm pak milje më tej, në bazën ushtarake të Salaminës. Balena u ekzaminua prej veterinerëve të cilët thonë se ajo mund të jetë e sëmurë ose kanë qenë shkaqe teknike (sonarët) që e nxorën në breg.