Top Channel/ Veteranët e UÇK, protestë kundër Qeverisë dhe Ligjit për pagën minimale
15/07/2023 22:47

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë dy kërkesa aktuale nga institucionet e Kosovës. Këtë e bënë të qartë në protestën e së shtunës ku përmes pankartave pyetën "Mimozë a t'kallxoi Radojiçiqi ku janë 1600 të zhdukurit?". Veteranët kërkojnë edhe dorëheqjen e Mimoza Kusari-Lilës pas audio-incizimeve ku dëgjohet duke u koordinuar me Listën Serbe për Ligjin për pagën minimale që lë jashtë veteranët. DEK Avni Ajeti – ish-ushtar i UÇK-së Kjo qeveri e kjo shumicë me direktiva e koordinime me Milan Radojiçiqin i la jashtë pagës minimale veteranët e luftës së UÇK-së. Nga këtu del edhe kërkesa për Presidenten e Republikës së Kosovës. DEK Avni Ajeti – ish-ushtar i UÇK-së I bëjmë thirrje Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani mos e dekretoni ligjin që i përbuzë veteranët e luftës, përndryshe do të përballeni me neve me protesta të vazhdueshme E familjarët e dëshmorëve ndihen të fyer me qëndrimin që qeveria mbanë karshi tyre. DEK Bajram Çerkini – kryetar i shoqatës “Zëri i prindërve” E kemi gëzu një liri, që po e dëmtojnë. Kush janë ata? Janë ata që po thonë se veteranët nuk e meritojnë një pagë normale. DEK Dominik Pashtriku – fëmijë i veteranit Për çka ka luftu babi im, me folë në këtë Kuvend Serbisht? Poshtë Qeveria. Protesta u përcoll e qetë me thirrjet kundër qeverisë së Kosovës. Ramadan Demolli ish-ushtar nuk ndihet më i përfaqësuar nga qeveria aktuale, madje është i ofenduar me trajtimin që i bëhet. DEK Ramadan Demolli ish-ushtar Nëse ky mendon që janë listat e fryera, le t’i pastron ato, e ka në dorë e jo me na diskriminu në çdo formë, mos të kisha fëmijët dhe vëllezërit jashtë, me 170 euro do jetoja vetëm pesë ditë. Tjetra, nuk ka pasë nevojë ajo zonja me bisedu për veteranët me Radojiçiqin, çka të bëjmë për veteranët përshembull. Të tjerë qytetarë e mbështesin protestën duke kërkuar largimin e Albin Kurtit nga posti i kryeministrit. Vox Hajdar Sutaj - qytetar Indinjimi i madh dhe përgjimet e shefes së grupit parlamentar më të madh në pozitë me fyrjet që ia bën Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vox Sejdi Babaj - qytetar Ai i ka futë rrënjët në qeveri dhe nuk po e sheh askënd më, s’ninë për asnjë, as për atë që ia ka dhënë votën, se veteranët i ka harru. Protesta u shpërnda e qetë me paralajmërimin edhe për të tjera nëse hasin në vesh të shurdhër edhe pse pati nga ata që u acaruan me policinë e Kosovës e cila për siguri kishte rrethuar objektin e Qeverisë së Kosovës. Numri i policisë përreth objektit të Qeverisë dhe Kuvendit ishte tejet i lartë gjatë kohës së protestës.

Top Channel/ Albin Kurti fiton zgjedhjet e parakohshme parlamentare, PDK forcë e dytë
29/12 09:04
Top Channel/ Këngë e valle për Albin Kurtin, qytetarët në Prishtinë festojnë fitoren e Vetëvendosjes
28/12 23:09
Top News – Kosova vendosi! / Mbyllet procesi i votimit, Kurti pranë 61 mandateve
28/12 22:10
Top News-Kosova vendosi!/ LVV kryeson, por është sërish larg shumicës
28/12 21:03
Top News- Përfundon procesi i votimit, Kurti- Vullneti i qytetarëve gjendet në kutitë e votimit
28/12 19:27
Top News- Zgjedhjet në Kosovë, voton këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli
28/12 19:27
Top News-Zgjedhjet, Haradinaj: I bëj thirrje institucioneve të mos ndërpresin energjinë elektrike
28/12 16:30
Top News – KQZ në konferencë për mediat: Më shumë votues se në 9 shkurt
28/12 16:03
Top News – PDK: Dilni votoni! Mos lini të tjerët që të vendosin për ju
28/12 15:49
Top Channel/ Problemet me energjinë elektrike/ Në disa qendra komisionerët mbërritën me vonesë
28/12 15:22
Top Channel/ Kosova voton/ Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pas gati një viti ngërç politik
28/12 15:12
Top Channel/ Sherri në një qendër votimi/ Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, nuk mungojnë incidentet
28/12 15:09
Top Channel/ Zgjedhjet në Kosovë, Osmani thirrje për pjesëmarrje- Kurti “nuk do” koalicione!
28/12 14:28
Top Channel/ Vjosa Osmani voton në Prishtinë, presidentja: Pas zgjedhjeve sa më shpejt Qeveria e re
28/12 14:06
Top News – Votojnë krerët e PDK dhe LDK. Hamza e Abdixhiku, thirrje qytetarëve për të votuar
28/12 13:40
Top News – ‘Sot vendosni ju’. Osmani thirrje qytetarëve për të dalë në votime
28/12 13:39
Top Channel/ Incidente në një qendër votimi në Kosovë, sherr mes qytetarëve, ndërhyn policia
28/12 13:26
Top Channel/ Voton Vjosa Osmani/ Presidentja e Kosovës në rradhë për të hedhur votën
28/12 12:26
Top Channel/ Serbët votojnë në grup/ Në Mitrovicën e Veriut nuk heqin dorë nga votimi kolektiv
28/12 12:22
Top Channel/ Problemet me vonesat dhe energjinë/ Në disa qendra komisionerët mbërritën me vonesë
28/12 12:17
DIGITALB DIGITALB