Zelanda e Re, një histori suksesi në luftën kundër koronavirusit, nuk i shpëtoi dot as ajo variantit të rrezikshëm Delta. Por kryeministrja Jacinda Arden duket e vendosur ta frenojë me cdo kusht përhapjen e tij. Për këtë arsye, që prej konfirmimit të rastit të parë të variantit Indian, ajo vendosi një izolim tre ditor mbarëkombëtar në të gjithë vendin.