Ata që rrezikojnë jetën si Alexei Navalny, janë personat që meritojnë më shumë se të gjithë Nobelin e Paqes, mendon historiani dhe aktivisti rus i të drejtave të njeriut, Lev Ponomarev, bashkëthemelues i organiztes Memorial, një nga fitueset e cmimit prestigjoz të këtij viti. Ata që janë prapa hekurave duhet të shpërblehen. E them cdo vit, ia them të gjithëve, është më korrekte t`u jepet atyre nëse duan të mbështesin disidentët në Rusi. Sepse në këtë vend, opozita po përballet me një regjim vërtet të ashpër