Mbrëmjen e djeshme është vetëdorëzuar në Policinë e Fierit Melisa Hoxhallari, e cila ishte në arrati prej më shumë se tre muajsh. Ajo ishte shpallur në kërkim së bashku me bashkëjetuesin e saj, Klement Beqaj për ngjarjen e rëndë të 5 janarit ku u plagos me armë zjarri Gledian Hoxhallari, babai i fëmijës së Melisës.