Një person i djegur është gjetur në ambientet e një pallati të pabanuar në plazhin e Durrësit. Policia dhe autoambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes pas marrjes së njoftimit, ndërsa paraprakisht dyshohet se është vetëdjegur me benzinë. Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe po punohet për identifikimin e tij. Paraprakisht dyshohet të jetë endacak, rreth të 50-ve.