Gjërat po vështirësohen për ish presidentin amerikan Donald Trump. Një gjykatës hodhi poshtë kërkesën e tij për të bllokuar dëshminë e ish-avokatit të vet Michael Cohen dhe aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels në gjyqin e tij lidhur me akuzat se Cohen i kishte dhënë në emër të tij para aktores Daniels në këmbim të heshtjes së saj para zgjedhjeve të vitit 2016.