5 gra dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq në Siri kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Shqipëri, ku janë pritur nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Bledi Cuci. Rama e ka cilësuar këtë operacion tepër të vështirë duke theksuar se ka pasur rrezik edhe për jetën e personave të përfshirë në operacion.