Moti në territorin e qarkut Gjirokastër gjatë natës është karakterizuar nga reshje shiu me intervale dhe erë të fortë, në orët e para të mëngjesit kanë pushuar reshjet e shiut si dhe era. Shiu ka pushuar këtë mëngjes dhe niveli i lumenjve Vjosë dhe Drino është normal, ku në pikmatjen e Memaliajt niveli ka rënë në 3.5, metër ndërsa në Përmet në 2.1 metër.