Katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku –votuan sot për tërheqjen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, pjesë e të cilit ishin bërë verën e vitit 2023 nën udhëheqjen e kryetarëve shqiptarë. Vendimi vjen me arsyetimin se tanimë duan të jenë pjesë e një asociacioni të veçuar të komunave me shumicë serbe në vend.