Pa polici as gjykata ku të drejtohen serbët në veri të Kosovës kanë mbetur pa shërbime bazike, në mesin e një vorbulle të shkaktuar nga dorëheqja masive e zyrtarëve tre muaj më parë. Në territor nuk funksionojnë as institucionet lokale. Media e njohur AFP raporton se ata që duan të divorcohen, blejnë një apartament apo të denoncojnë bashkëshortin dhunues nuk kanë ku të shkojnë.