Nënshkrimi i peticioneve që i hapin rrugën shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në katër komuna në veri të Kosovës, ka përfunduar. Sipas organizatorëve të procesit, tashmë është mbledhur një numër i mjaftueshëm firmash. Kjo gjë vlen për Zveçanin, Zubin Potokun e Mitrovicën e Veriut, ndërsa Leposavic, niveli i nevojshëm i nënshkrimeve u arrit të shtunën.