Vendosje e posterëve kërcënues, sulme me granata dore ndaj institucioneve publike, djegie e pronës publike e private përshkruajnë pesë muajt e fundit në Veriun e Kosovës. Për këtë periudhë u kryen 14 sulme e që kulmuan me sulmin terrorist ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut.