Turi veror “Verë dhe Portokalle” ka mbërritur në qytetin e Vlorës, duke sjellë një mbrëmje plot të qeshura dhe energji në sheshin e Lungomares. Qindra qytetarë, pushues dhe turistë, ndoqën spektaklin e humorit të trupës së njohur “Portokalli” ne top channel, e cila solli në skenë skeçe, këngë dhe shumë batuta që mbajtën publikun të angazhuar deri në mesnatë. Sheshi ka qenë i mbushur plot, ndërsa shumë të rinj kërkuan të bëjnë foto me aktorët apo t’i përshëndesin nga afër. Atmosfera ishte e zjarrtë dhe publiku reagoi me duartrokitje e të qeshura të pandërprera.