Në bregdetin e mrekullueshëm të Sarandës, trupa e aktorëve të Portokallisë dhuroi mbrëmjen e kaluar një tjetër spektakël plot të qeshura dhe argëtim. Qindra qytetarë të Sarandës si dhe turistë që po pushojnë në këto ditë të nxehta në qytetin jugor ndoqën skeçet e përgatitura me përkushtim nga aktorët, posaçërisht për turin Verë dhe Portokalle. Atmosfera elektrizuese nuk mungoi në asnjë moment.