Fundjava tashmë ka sjellë sërish probleme me trafikun në disa akse rrugore të Lezhës. Pushuesit që kanë zgjedhur plazhin e Shëngjinit dhe Tales apo dhe të Velipojës në largim sjellin radhe të gjata trafiku. Akset më problematike mbeten Shkodër-Lezhë, Shëngjin-Lezhë, dhe Lezhë-Milot. Po ashtu problematike mbeten dhe rrugët brenda qytetit të Lezhës.