Top Channel/ Vera Nikulaj: Si u përfshinë në vrasjen e bashkëshortit britanikët kamufluar si turistë
27/08/2024 23:04

Pas më shumë se një vit nga vrasja e bashkëshortit, Ardianit, Vera Nikulaj ka thyer heshtjen. Për herë të parë, ajo ka folur për gazetarin Tom Kelly, editor i investigimeve në Daily Mail, i cili ka udhëtuar drejt Shëngjinit. Në shkrimin e Daily Mail, thuhet se familja e Ardianit pranoi të flasë vetëm pak ditë para vendimit të ekstradimit të kësaj të marte në gjykatën e Londrës. Bashkëshortja e Ardianit me detaje ka treguar se si familja e saj mikpritën në hotelin e sapo inauguruar si miq grupin e vëzhgimit të britanikëve, të cilët ndihmuan vrasësin. Vera e ulur shumë afër tavolinës me mbishkrimin “rezervuar” atje ku iu vra bashkëshorti, nuk i mban dot lotët dhe tregon frikën nga vrasës të mundshëm shqiptarë, por kurrë nuk e mendonte se britanikët do të përfshiheshin në sulmin e vrasjes Daily Mail shkruan se ajo fillimisht pa Harriet Bridgeman, e cila është nëna e një djali, në restorantin e hotelit. “Ajo tentonte të kishte kontakt me sy me Ardianin. I fola asaj dhe i thashë se unë flas anglisht dhe si mund ta ndihmoja. Na kërkoi t’i gjenim një makinë me qira dhe Ardiani i ndihmojë për këtë”, është shprehur Vera. Një ditë më pas, familja Nikulaj ishte duke darkuar në restorantin e tyre dhe pak më tutje ishte Bridgeman me një burrë tjetër britanik. “Ajo donte të paguante me një kredit kartë por nuk i punoi. Ardiani u tha nuk ka gjë nuk kishte pse shqetësoheshin dhe ai pagoi për ata. Ata na u afrua dhe falenderuan Ardianin për pagesën e ushqimit”, ka treguar Vera. Për Daily Mail, ka folur edhe djali Ardianit, Luisi, tani 14 vjeç, duke treguar se si ai pa Harry Simpson afër bilardos me pamje nga restoranti ku babai i tij do të vritej më vonë. “Ditën tjetër unë po ushqehesha dhe ai ishte në të njëjtën tavolinë. Po haja fasule dhe Simpsom më tha: ‘Më lër ta provoj këtë ushqim tradicional shqiptar. Ai mori lugën time dhe nisi të ushqehet me fasule nga pjata ime. I tregova nënës time se ai ishte një person disi i çuditshëm. Po babi më tha mos u shqetëso bir ai është thjesht një turist dhe s’ke pse shqetësohesh prej tij'”. Në ditën e tretë, pasi mbaroi picën dhe birrën e tij në restorant, Simpson mori tabakanë e tij dhe u përpoq ta mbante pas një perde në restorantin e hotelit ku punonin stafi dhe familja. Ardiani i tha: Mos u shqetëso, lëre në tavolinë, je me pushime. “Por Simpson ishte shumë kurioz të dinte se çfarë kishte pas perdes”, ka treguar Luisi. Vrasësi i dyshuar Ruben Saraiva, një britanik i lindur në Portugali, u pa gjithashtu duke përgjuar në një shkallë afër skenës së të shtënave një ditë para vrasjes. Fëmijët vendas raportuan se kishin parë një ‘burrë të çuditshëm gjatë gjithë kohës’ dhe njëri ishte në gjendje të jepte një vizatim të detajuar pas vrasjes, thanë të afërmit.

Top Channel/ E varros bashkia, 9 fëmijët e 80-vjeçarit që vrau gruan nuk marrin trupin e babait
26/03 15:34
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur
26/03 15:21
Top News – ‘SPAK nuk ekziston më’. Berisha: Antikorrupsioni, tani në dorë të qytetarëve
26/03 15:06
Top News – ‘Nuk jemi më të korruptuar se të tjerët’. Rama: Europa të shihet në pasqyrë
26/03 14:47
Top News- Operacion antidrogë në Bulqizë e Durrës/ Arrestohet pronari i një lokali dhe një 36-vjeçar
26/03 14:37
Top News- ‘Antarësimi pa të drejtë vetoje’/ EWB: Marta Kos refuzon idenë e Ramës dhe Vuçiç
26/03 13:51
Top News – QSUT nuk do kryejë analiza. Mungojnë fondet, ministrja: Po marrim të dhëna
26/03 13:23
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Gonxhe: Duam të kemi një model që lehtëson mundësinë e…
26/03 13:13
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Karakaçi: Sot kemi një bursë energjetike funksionale, do të…
26/03 13:11
Top Channel/ MatchMaker Albania, Ibrahimaj: Investimet strategjike mbi 6 miliardë euro
26/03 13:10
Top Channel/Shqipëria, rrugë kalimi për drogë, 34 kg të nisura nga Maqedonia e Veriut, kapet në kufi
26/03 12:56
Top Channel/ Mot i keq në Vlorë, anulohet lundrimi Brindisi-Vlorë, nuk lejohen e mjetet e vogla
26/03 12:49
Top Channel/ Vodhi në Gjermani makinën luksoze me vlerë 250 mijë euro, arrestohet 34-vjeçari
26/03 12:31
Top Channel/ Problemet me barnat e analizat, ndryshimi i çmimeve sjell mungesa, ministrja…
26/03 12:30
Top Channel/ Ngjarja në Krushë të Madhe, forcat serbe vranë 240 burra në fshat pas nisjes së…
26/03 12:25
Top News – Rama për revistën franceze. Nga protesta e PD, te Irani dhe raporti me Donald Trump
26/03 12:08
Top News – A nxit konflikte pronësie ‘Paketa e Maleve’? Demo: S’ka mundësi, instrument për zhvillim
26/03 11:37
Top News – Mbi gjysmë milliard blerje në 2025. Të huajt zotërojnë 2.6 mld euro prona në Shqipëri
26/03 11:02
Top Channel/ Nga Paketa e Maleve tek laboratoret, vendimet qe u morën sot në mbledhjen e qeverisë
26/03 10:48
Top Channel/ Proçesi i Sterilizimit, Sala: Tani këtë proces e kryen shteti, ka rreth dy javë që….
26/03 10:42