Javën e parë të muajit gusht u regjistruan tre vrasje në Kosovë. Të tre këto vrasje ndodhën në hapësira të frekuentuara ku mbi 20 qytetarë mbetën të lënduar. Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se vetëm deri në muajin korrik janë regjistruar 14 vrasje, pa llogaritur ato të muajit gusht. Rritja e numrit të rasteve të tilla vërehet edhe për faktin sepse gjatë gjithë vitit 2021 në vend janë regjistruar 21 raste të vrasjeve.