Administrata Trump po përballet me një stuhi të vërtetë politike pasi Shtëpia e Bardhë konfirmoi se një gazetar ishte shtuar pa dashje në një bisedë grupi në të cilën zyrtarët e sigurisë kombëtare të SHBA planifikonin një sulm ushtarak në Jemen. Jeffrey Goldberg i revistës Atlantic se e kishin shtuar gabimisht në një chat grup në aplikacionin e komunikimit Signal, i cili duket përfshinte edhe Zëvendës Presidentin JD Vance dhe Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth.