KAS vendosi me shumicë votash pranimin e ankesës së PS dhe shpalljen të pavlefshëm të vendimit të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që diferencoi votat nga Greqia. Votat e Greqisë duhet të administrohen nga grupet e numërimit të votave. PD ka të drejtë që brenda pesë ditëve të bëjë ankimim në Kolegj Zgjedhor.