Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pasi Ivi Kaso tha se gjykata e Tiranës ka marrë vendimin që të njohë grupin e rithemelimit si organin drejtues të PD. Alibeaj e cilësoi si një vendim në nivelet e një skandali dhe theksoi se do të bëjnë kallëzim penal ndaj gjyqtarit Agron Zhukri për shpërdorim detyre. Ndonëse Ivi Kaso tha se mund të ankimohet vetëm nga pala e grupit të rithemelimit, Alibeaj theksoi se do të bëjnë ankim pasi është vendim që prek interesat e tyre.