SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit, Shërbimi Informativ i Shtetit dhe disa institucione të tjera do të kenë akses të plotë në llogaritë bankare të qytetarëve dhe bizneseve. Vendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave i cili iu jep po ashtu të drejtën e plotë të përdorimit të regjistrit Qendror të llogarive bankare edhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve që është edhe institucioni që i administron si dhe Drejtorisë së Doganave përmes përdoruesve të autorizuar.