Vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes janë dy shkeljet që Gjykata e Strasburgut ka konstatuar në çështjen e Aleks Nikës, njërit prej katër protestueve të vrarë në protestën e 21 janarit të vitit 2011 para kryeministrisë. Në vendimin e dhënë, Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut specifikon se gjatë hetimeve ka pasur shkelje pasi krimi nuk u zbardh.