Top Channel/ Vendimi i Gjykatës së Hagës: Izraeli të ndalë menjëherë sulmet në Rafah
24/05/2024 19:18

Izraeli duhet të ndalojë menjëherë ofensivën ushtarake në Rafah në jug të Gazës. Kështu urdhëroi sot Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare tq Drejtësisë në Hagë, Nawaf Salam. Vendimi i gjykatës së Hagës u mor sipas tij në kushtet kur gjendja në Gaza është përkeqësuar. Sipas këtij vendimi “shteti i Izraelit duhet të ndalojë menjëherë ofensivën ushtarake dhe çdo veprim tjetër në rajonin e Rafahut, zona që po strehon momentalisht më shumë se 1, 4 milionë palestinezë, jeta e të cilëve po vihet cdo ditë në rrezik Gjykata po ashtu urdhëroi Izraelin që të hapë menjëherë pikën kufitare mes Egjiptit dhe Gazës për të bërë të mundur kalimin e ndihmave humanitare. Ky vendim vjen në vazhdën e kritikave në rritje ndaj Izraelit për mënyrën se si po e bën luftën, vecanërisht në Rafah. Agjencia Franceze e Lajmeve thotë se me shumë gjasa Izraeli nuk do ta zbatojnë vendimin e marrë pas kërkesës së Afrikës së Jugut Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, që njihet edhe si Gjykata Botërore, është organi më i lartë ligjor i Kombeve të Bashkuara, për të trajtuar mosmarrëveshjet midis shteteve. Vendimet e saj janë përfundimatare, por në të shkuarën nuk janë zbatuar, pasi nuk kanë fuqi detyruese. Po ashtu Haga bëri thirrje edhe për lirimin e menjëhershëm të pengjeve të marra nga Hamasi në sulmin e tij të 7 tetorit kundër Izraelit.

Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
Top News – Irlanda, ‘nyja’ e dobët e Evropës / Ushtria në gjendje të mjerueshme, nuk ka asnjë radar
22/12 14:40
Top News – SHBA ndjek çisternat e naftës / Bllokadë në ujërat rreth Venezuelës, anija e tretë
22/12 14:13
Top Channel/ Shqiptarja e lindur ne Britani, ne greve urie ne burg per ceshtjen palestineze!
22/12 12:59
Top Channel/ Trump “spastron” ambasadorët: Shkarkohen 30 diplomatë karriere nga “të Bidenit”!
22/12 12:57
Top Channel/ Daily Mail, shqiptari në Angli: Hetim për nxjerrjen me kamionë nga Anglia!
22/12 12:57
Top Channel/ SHBA, mbërthehet nga supergripi: Po përhapet “frikshëm” në Nju Jork!
22/12 12:28
Top Channel/ Gjermania nis “gjyqet” për koronavirusin: Merret në pyetje ish Ministri i Shëndetësisë!
22/12 12:18
Top News – Macron ‘thyen heshtjen’ e Evropës / Do të flasë me Putinin këtë javë për paqen në Ukrainë
22/12 12:16
Top News – Hodhën bomba por nuk shpërthyen / Autorët e sulmit në Bondi i kishin ndërtuar vetë
22/12 12:15
Top News – Franca po punon për ‘bishën’ e re / Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle, ‘në pension’
22/12 12:15
Top Channel/ Greqi, afrimi i festave: Protestat e fermerëve godasin hotelerinë!
22/12 12:13
Top News – Shpërthim në mes të Moskës / Vritet gjenerali rus, bomba ishte vënë në makinë
22/12 11:51
Top News – Kthim te energjia bërthamore / Rindizet centrali më i madh në botë
22/12 11:47
DIGITALB DIGITALB