Zjarrfikësit këtë fundvit do të kenë si shpërblim një pagë mujore shtesë. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, pas mbledhjes së qeverisë tha se punonjësit e shërbimit zjarrfikës, të cilët janë angazhuar në zjarret që prekën Greqinë, do të marrin dy paga mujore si shpërblim.