Ndihma ekonomike për familjet në nevojë do të rritet nga 1 tetori i këtij viti. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur vendimet e qeverisë për përfituesit e Paketës së dytë të Rezistencës Sociale. Ajo tha se me vendimin e sotëm, Paketa e dytë e Rezistencës Sociale do të mundësojë rritjen për herë të dytë brenda vitit të ndihmës ekonomike për të gjitha kategoritë.