Reduktimi I drithit në treg pas prishjes së marrëveshjes mes Rusisë dhe Ukrainës, rrezikon të fusë në kolaps shumë vende të kontinentit Afrikan. Një pjesë e drejtuesve të këtyre vendeve i bën thirrje Moskës zyrtare që të vijojë bashkëpunimin pasi pezullimi I nismës ka rritur çmimet në treg e për pasojë urinë në shumë shtete të varfëra.