Në Lin të Pogradecit ka nisur faza e dytë e punës për zbulimin e vendbanimit palafit 7500 vjecar, nje nga me te vjetrit dhe me i madhi me Ballkan sipas specialisteve. Gjurmet e vendbanimit u zbuluan disa vite me pare ndersa në kete faze po zbatohen nga Instituti i Arkeologjisë Shqiptare në bashkëpunim me Universitetin e Bernës në Zvicër me qëllim gjetjen e elementeve të tjerë që dëshmojnë ekzistencën e këtij palafiti apo vendbanimi mbi ujë, por edhe shtrirjen e tij.