Vend grumbullimi i mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës është sërish në flakë. Era e fortë që vijon prej më shumë se 24 orë ka rindezur vatrat e zjarrit duke krijuar një situatë të rënduar nga tymi toksik i cili çlirohet në ajër. Forca të zjarrfikëseve ndodhen në zonë për izolimin e flakëve por era e fortë rindez sërish zjarrin i cili është pothuajse në të gjithë këtë zonë. Era që fryn nga jug- lindja,tymin që çlirohet nga zjarri e çon në drejtim të fshatit Nartë.