Dy banorët e Big Brother Vip 5, Stenaldo dhe Rogerti janë përfshirë sërish në një debat të ashpër, duke treguar se marrëdhënia mes tyre sa vjen dhe tensionohet më shumë ditë pas dite. Gjatë përplasjes, Stenaldo i përmendi Rogertit një moment personal, takimin me vëllain e tij, me të cilin nuk kishte pasur komunikim prej vitesh. Ndërkohë gjatë përplasjes Rogerti i është drejtuar banorit që malësorët e respektojnë njëri-tjetrin pavarësisht çdo gjëje. Rogerti edhe Stenaldo kanë pasur herë pas herë debate të ashpër me njëri-tjetrin.