Në orën 4 të mëngjesit të kësaj të premte, një 65-vjeçar nga fshati Ngurrëz e Vogël të Lushnjës është qëlluar me armë zjarri nga vëllai i tij 70-vjeçar. Shënjestra e atentatit Faik Veliu ndodhej jashtë banese kur është qëlluar me breshëri armë dhe ka marrë dy plumba një në kraharor dhe një në brinjë. Policia pas kërkimeve gjeti vëllain e tij 70-vjeçarin Sali Veliu me armën e krimit në dorë duke qëndruar në një parcel me pemë shege.