Anija simbol e marinës ushtarake rumune, veliera shkollë “Mircea”, ka mbërritur në portin e Durrësit, pas një ndalese në Selanik. Në bordin e saj vecc ekuipazhit janë dhe 76 studentë nga Akademia Detare Ushtarake e Rumanisë dhe 13 studentë të huaj nga Bullgaria, Franca, Polonia, Norvegjia, Letonia dhe Turqia.