Ekipi ligjor i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas informacioneve se nesër i komunikohen akuzat nga SPAK. Njoftimi i akuzës, sipas avokatëve, do t’i japë për herë të parë mundësinë të shqyrtojë dhe të sfidojë siç duhet akuzat që janë ngritur ndaj tij, dhe të analizojë provat e prokurorisë.