Sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi familjen Dumi me 6 anëtarë në Vaqarr, e cila sapo hyri në shtëpinë e re më të fortë e më të mirë të ndërtuar falë programit të rindërtimit. Kryebashkiaku Veliaj tha se pavarësisht se në këtë periudhë shumica e qytetarëve janë me pushime, qeveria dhe Bashkia po kujdeset që të mbarojnë edhe shtëpitë e fundit të dëmtuara nga tërmetet.