Zëvendëskryeministri i pare, njëkohësisht ministër për sistemin politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi priti në zyrën e tij, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në takimin ku i pranishëm ishte dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, numri dy i qeverisë maqedonase i kishte rezervuar edhe një dhuratë simbolike kryebashkiakut të kryeqytetit shqiptar, fanellën e klubit futbollistik Shkupi.