Reagon sërish kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nga qelia e paraburgimit në Durrës, aty ku mbahet që prej vlerësimit të masës së sigurisë “arrest me burg” mbrëmjen e së mërkurës. Veliaj e nis reagimin e tij duke u ndalur tek akuzat mbi blerjet online të bashkëshortes së tij dhe ngre pyetjen se ku është maunia me 1 milion euro mall?