Nga burgu i Durrësit, ku ndodhet prej dy javësh, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, bëri akuzat e radhës ndaj prokurorit dhe gjyqtarit të dosjes së tij, Ols Dado dhe Erjon Bani. Këtë të hënë, Veliaj publikoi një imazh, që sipas tij, ishte faksimile e një pjese të dialogut të ndodhur në sallë e gjyqit. Në faksimilen e transkriptit të publikuar nga Veliaj, ky i fundit pretendon se prokurori Ols Dado i është drejtuar me fjalën “Ndyrësirë”, në prani të gjyqtarit Bani.