Tirana është një nga qytetet më të sigurta në Europë dhe për këtë kryebashkiaku Erion Veliaj falenderoi uniformat blu, në ceremoninë për 109-vjetorin e Policisë së Shtetit. Veliaj vlerësoi faktin që Policia e sotme është pastruar nga elementë si ato që u panë në skenat e dhunës në selinë e PD pak ditë më parë. Këtë vit që Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë, kemi shansin tha Veliaj që të zhbëjmë mitet dhe legjendat që thuhen për Shqipërinë si një vend problematik.