Për herë të parë në Shqipëri po zhvillohet kampionati europian i futbollit për priftërinjtë “Futsal” 2024, ku 17 skuadra kombëtare nga e gjithë Europa do të ndeshen nga data 5-9 shkurt. Në takimin me skuadrën shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehu mirënjohjen për kontributin e tyre në shërbesë të komunitetit.