Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Presidenti i Estonisë, Alar Karis, vizituan Piramidën, e cila po shndërrohet në qendrën më të madhe të teknologjisë në Ballkan. “Ajo që duam të bëjmë te Piramida është ajo ç’ka Estonia e ka bërë prej vitesh. Është një vend, i cili ka bërë një inovacion të jashtëzakonshëm në të gjitha qytetet e saj dhe sot është ndoshta numri një në Europë për digjitalizimin dhe për punët krijuese të së ardhmes