Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u prit dje në një takim nga Papa Françesku në Vatikan, ku ishte ftuar në kuadër të Vitit të Rinisë. Veliaj e njohu atë me lajmin për ndërtimin e shenjtores së Nënë Terezës në Kodrat e Liqenit Artificial. Ndërsa, Papa Françesku vlerësoi faktin se Shqipëria ka mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa sot po vepron njësoj me iranianët, afganët e ukrainasit.