Pas fitores në zgjedhjet e 14 Majit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u takua me anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak për 4 vitet e ardhshme. “Kjo është vërtet një skuadër fitimtarësh sepse rezultati na dha të drejtë. Ne zbatuam këshillën e kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Partisë Socialiste, që të sigurohemi që vota nuk trajtohet si qokë, vota nuk trajtohet si lëmoshë apo si bakshish. Çdo votë është e shenjtë, si vota për kryetarin, ashtu edhe vota për Këshillin Bashkiak”– tha Veliaj.