Kandidati socialist për Tiranën, Erion Veliaj në vijim të turit të tij elektoral, u ndal tek njësia nr.9 në kryeqytet ku u takua me banorë të zonës. “Njerëzit që takuam sot na kujtuan se sa është rritur vlera e pronës, e biznesit, sa është rritur hapësira ku ecim në trotuar, se si kanë ikur parkingjet e autobusëve që bllokonin “Zogun I” etj. Ne i harrojmë shumë shpejt ndryshimet, por këtu ka qenë e gjitha një ferrishte me kangjella. Ky Bulevard është fakt i asaj se çfarë ndodh kur bashkia dhe qeveria bashkëpunojnë dhe nuk e pengojnë njëra-tjetrën”.